Enkelejdi, apel për fëmijët në nevojë; U bën thirrje njerëzve për të mbajtur trupin në formë

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë duke fjetur gjumë, veç Enkelejdit, i cili vazhdon të merret me gatimin e të komentojë procesin e punës hap pas hapi, duke e shndërruar të gjithë procesin në një emision të vërtetë gatimi. Ndërkohë që gatuan, ai bën një apel për të gjithë njerëzit, lidhur me fëmijët në nevojë, duke u bërë thirrje të gjithëve që të gatuajnë për ta dhe në vend të vlerës monetare, t’i ndihmojnë me ushqim. “Lekët nuk dihet se si mund të përdoren, ndërsa ushqimi do t’i ndihmonte më shumë”, thotë Enkelejdi. Më pas ai u bën thirrje njerëzve që të kujdesen më tepër për fizikun e tyre, duke u marrë me vrap dhe stërvitje. Enkelejdi merr si shembull disa nga të afërmit e tij të cilët edhe pse të vjetër në moshë, kanë arritur ta mbajnë trupin në formë vetëm me anë të vrapit. Në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë, ndizen dritat dhe Enkelejdi shkon në dhomat e gjumit për t’i zgjuar të gjithë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment