Drejt fundit të provës...

Pothuajse të gjithë banorët kanë dalë në zonën e jashtme të shtëpisë, aty ku ndodhet fasada që ata do të pikturojnë. Banorët kanë punuar intensivisht dhe tashmë fasada është gati për t’u pikturuar. Pasi lyejnë me bojë të bardhë gjithë murin, banorët përgatisin bojërat me ngjyrat e duhura, për të pikturuar fasadën. Ata do të pikturojnë në të, pikturën e Enkelejdit që u përzgjodh si më e mira, nga vëllai i madh. Kjo është prova javore për banorët e Big Brother 7, dhe tashmë ata ndodhen në fazën e fundit të saj. Kështu me kujdes banorët nisin të pikturojnë. Banorët tregojnë një kujdes të veçantë për të shkruar drejt shkronjat dhe më pas edhe për ngjyrosjen e shkrimit dhe ruajtjen e ambientitë pastër nga boja. E ndërsa një pjesë punojnë, pjesa tjetër edhe pse ndodhen në zonën e provës dhe me veshjet përkatëse rrinë duke parë e komentuar punën e të tjerëve. Megjithatë e rëndësishme është se banorët tashmë po shkojnë drejt fundit të kësaj prove, duke u munduar që ta realizojnë sa më bukur atë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment