Dita e fundit e dënimit për tri vajzat: Realizojnë provën

Shtëpinë e Big Brother e ka pushtuar qetësia, pasi të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë. Ndërkohë, në dhomat e gjumit dëgjohet rënia e sinjalit të çdo mëngjesi, që nga dita e parë e hyrjes së tyre në Big Brother. Tashmë ata të gjithë e dinë se ky sinjal i njofton për një provë, e cila vazhdon javë pas jave: Prova e koshave të plehrave. Duke qenë se tri nga vajzat e shtëpisë: Esida, Violeta dhe Katerina nuk kanë kryer me përpikmëri një nga dënimet e dhëna nga Vëllai i Madh, ato janë dënuar që të ngrihen për tri ditë rresht për të realizuar provën e koshave. Pas dëgjimit të sinjalit, te tria vajzat zgjohen dhe shkojnë menjëherë drejt kuzhinës. Pasi përshëndeten me njëra-tjetrën, shpërndahen nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë dhe fillojnë të mbledhin të gjitha qeset me mbeturina, të cilat i seleksionojnë sipas kategorive përkatëse në koshat e mëdhenj që ndodhen në oborr. Pasi përfundojnë kryerjes e provës, Katerina largohet drejt dhomës së gjumit për të fjetur sërish, ndërsa Esida dhe Viola qëndrojnë ende zgjuar duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Viola thotë se tani do të fillojë të merret me përgatitjen për drekën, pasi sot do të jetë ajo që do të gatuajë për të gjithë banorët. Ato kujtojnë që sot është dita e tretë dhe e fundit e dënimit për kryerjen e provës së koshave dhe gëzohen nga ky fakt. Ndërkohë që vajzat bisedojnë, zgjohet Donaldi, i cili fillon të merret me veten dhe punët rutinë të mëngjesit, ndërsa Esida largohet për të fjetur sërish gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment