Diskutojnë për spektaklin, të ndarë në grupe

Pas përfundimit të spektaklit, të gjithë banorët shpërndahen në ambiente të ndryshme të shtëpisë e diskutojnë me njëri-tjetrin për ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë spektaklit. Jona ndodhet në kuzhinë bashkë me Mikelën, Meridianin dhe Matildën e thotë se në mendje kishte të tjerë banorë për të nominuar, por gjatë natës ka ndërruar mendim, duke parë reagimin e banorëve. Ndërsa Matilda thotë se ka nominuar banorët të cilët i ka menduar gjatë gjithë javës. Ndërsa Mikela diskuton për sa i përket debatit që ka krijuar me Valerin në lidhje me zakonet e malësorëve. Ajo thotë se disa nga zakonet e veriorëve i pëlqejnë shumë, pasi ata janë të prerë dhe e mbajnë fjalën e dhënë. Ndërkohë, Matilda e Jona shkojnë në dhomë për t’u ndërruar e rehatuar. Në ambientin afër pishinës ndodhen: Nevila, Valeri, Visari, Juliana, Arditi dhe Enkelejdi, të cilët diskutojnë për spektaklin i cili sapo ka mbaruar. Valeri tregon për emocionet që përjetoi pasi takoi të atin. Ai thotë se tani ndihët më i qetë, pasi mësoi që të gjithë janë mirë dhe sidomos djali i tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment