Diskutime rreth personalitetit, Valeri: “Jam rehat me veten time”

Arbana lidhet me shtëpinë dhe përshëndet banorët. Ajo flet me Valerin, për veprimet dhe diskutimet që janë krijuar rreth personalitetit të tij. Arbana fton banorët në ndjekin një klip, ku shfaqet Valeri gjatë qëndrimit në shtëpi. Gjithashtu në klip shfaqen banorët, teksa ngacmojnë Valerin për veprimet e tij, për kërcimin, apo lyerjen e flokëve. Banorët kanë debatuar shpesh me Valerin për reagimet e tij, duke iu referuar edhe origjinës së tij. Arbana pyet Valerin për akuzat se nuk ka burrëri. Valeri thotë se kur ka hyrë në Big Brother për ëndrrën e tij. Ai shprehet se asnjëherë nuk u ka vënë rëndësi komenteve dhe paragjykimeve ndaj tij. “Unë jam rehat me veten time”, thotë Valeri. Arbana e pyet në veçanti për zakonet e malësisë, për mënyrën si sillet në shtëpinë e Big Brother-it dhe në shtëpinë e tij. Valeri thotë se do sillej njësoj, nëse do kishte të tillë karaktere. Ai thotë se ka bërë shumë marrëzi me shoqërinë e tij. Valeri pyet banorët nëse kanë bërë ndonjëherë lojëra me shoqërinë e tij. Lori sqaron se e ka quajtur Valerin të paburrë, vetëm për faktin se mohon fjalët që thotë. Mikela sqaron debatin me Valerin, për të respektuar drekën. Valeri e akuzon Mikelën se ajo po sillet ndryshe. Ai thotë se ai është gjak malësori dhe i di shumë mirë rregullat atje. Arbana pyet banorët për sjelljet e Valerit. Nevila shprehet se i bëhet qejfi që Valeri nuk ka komplekse, por çdo gjë ka një kufi. Ajo thotë se disa gjëra i bën me qëllim për t’u diskutuar. Valeri thotë se ashtu është, por i bën disa gjëra për të evidentuar komplekset e banorëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment