Diskutime dhe ironi gjatë drekës

Për një kohë të gjatë banorët diskutojnë për tema të ndryshme, ndërkohë që dreka është gati. Meridiani dhe Mikela ndajnë ushqimin dhe ftojnë të gjithë banorët në tavolinat e ngrënies. Juliana është e vetmja që nuk vjen të hajë. Nevila kujdeset për të dhe më pas edhe jo shkon të hajë drekë bashkë me të tjerët. Gjatë kohës që banorët hanë drekën, Valeri shkëmben ironi me një pjesë të banorëve duke u thënë se ata sillen si servilë me njëri-tjetrin dhe se bëjnë gjëra për të cilat akuzojnë se i bën ai. “Mua më thonë pse shihesh në pasqyrë, pse shikon kamerat, gjë që këtu disa e bëjnë më shumë se unë” thotë Valeri dhe më pas thotë se në shtëpi ka shumë servilë. Nevila i kundërvihet duke menduar se ai e ka për të që po kujdesej për Julianën. “Ngaqë je vetë dhe mendon se edhe të tjerët mund të jenë servilë si ti” i thotë Nevila Valerit, ndërsa ai shpreh sigurinë se i ka parë banorët që shtiren sikur janë miq vetëm për hir të lojës dhe nominimeve. Në debat ndërhyjnë edhe banorë të tjerë të cilët ngacmojnë valerin me fjalë dhe e provokojnë. Mikla i thotë se ai ka thënë “kam hyrë me skenar dhe ju të gjithë jeni pjesë e tij”. Mikela kërkon konfirmim nga banorët e tjerë, ndërkohë që valeri i thotë “unë mund të kem thënë shumë gjëra, por e bukura juaj është se i interpretoni si të doni. “Kjo është e bukura e njerëzimit” i thotë Mikela duke qeshur. Më pas banorët përfundojnë drekën dhe fillojnë të merren me larjen e enëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment