Debati kthehet në zënkë;- Enkelejdi-Arditit “maçok”

Matilda thotë se asaj i pëlqen fakti që një pjesë i mendojnë grupet dhe liderët e tyre, sepse kjo e ndihmon në lojën e saj. Kështu debati zhvillohet për grupet, ku askush nuk pranon se është grup me ndonjë tjetër. Ky debat vazhdon gjatë, por banorët njoftohen që të shkojnë në dhomat e gjumit ku vajzat të qëndrojnë në një dhomë, ndërsa djemtë në një dhomë tjetër. Pasi shkojnë në dhomat e gjumit Valeri dhe Arditi vazhdojnë ironitë mes tyre. Kështu debati vazhdon përsëri, [por në të përfshihen edhe të tjerë. Enkelejdi i kundërvihet Arditit dhe debati mes tyre degjeneron në fyerje dhe sharje, sidomos nga ana e Enkelejdit. Enkelejdi i thotë Arditit “ik te çupkat dhe folu atyre për jetën tënde” dhe Arditi i përgjigjet “pse nuk vijnë tek ti vajzat?”. Arditi akuzon Enkelejdin se ai i ka ofenduar vajzat e shtëpisë, por ai nervozohet dhe fillon që të përdorë fjalë ofenduese dhe banale. Enkelejdi i thotë Arditit “maçok” dhe Arditi për një moment nervozohet dhe i thotë “ta tregoj maçokun unë, por jo këtu”. Më pas Enkelejdi e ofendon du8ke i thënë se ai nuk di të bëj asgjë dhe se nuk ka inteligjencë. “Ti një dixhej do të mbetesh gjithë jetën, kaq inteligjencë ke ti” i thotë Enkelejdi dhe Arditi i përgjigjet “po kjo është ëndra ime, çfarë problemi ke ti?”. Ndërkohë që dy djemtë debatojnë me zë të lartë, vajzat që ndodhen në dhomën tjetër komentojnë debatin e tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment