Debate dhe sqarime

Një pjesë e banorëve, bisedojnë në sallon për lojërat dhe strategjitë. Gjatë bisedave të tyre, Valeri i tregon Jonës për qejfmbetjen e tij, ndaj një fjale që kishte thënë Mikela kohë përpara, të cilën ai e kishte marrë personale. Jona i sugjeron të shkojë dhe të sqarohet me Mikelën, pasi ajo mund t’i japë shpjegimin e saj dhe ai nuk ka përse të jetë i keqkuptuar me të. Valeri i thotë se dikur, ajo ka folur për ‘Hitlerin dhe të shoqen e tij', në një kohë kur tema që po diskutohej ishte homoseksualiteti dhe mënyra si e kishte thënë, ishte duke provokuar Valerin. Ai shpjegon se ajo nuk i ka thënë asgjë të drejtpërdrejtë, por nga mënyra se si i lidhi temat atëherë, ai kishte kuptuar tjetër gjë. Jona vazhdon t’i përsërisë, se do të ishte mirë të fliste me të dhe jo të mendonte gjërat sipas kokës së tij. Valeri ngulmon tek loja që ajo bën, pasi veprimet e saj i duken shumë të kamufluara. Jona i shpjegon se Mikela është një vajzë me eksperiencë dhe loja e saj do të jetë ndryshe nga ajo e Valerit. Ata vazhdojnë të flasin për ngjarje të kaluara, duke i lidhur me situatat brenda shtëpisë. Lori i bashkohet banorëve, duke nisur sërish të grindet me Valerin, për të njëjtën temë. Ata tentojnë të sqarohen, por pa sukses, duke e ngjitur diskutimin sërish në nivel debati mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment