Debat për provën, Lori-Katerinës: “mos fol, se na ngatërron”

Pasi dalin të gjithë në zonën e provës, banorët diskutojnë nëse e kanë realizuar atë si duhet. Ndërkohë që Lori jep udhëzimet për mbarëvajtjen e punës, Katerina u thotë banorëve se ajo e di se pllakat duhet të qëndrojnë në këmbë vetëm në njërin krah. Kështu një pjesë e banorëve i kanë lëmuar pllakat vetëm në njërin, krah, por në të vërtetë, pllakat e drurit duhet të qëndrojnë në këmbë nga të dy krahët. Lori ua komunikon banorëve se ata duhet të ndërtojnë 300 pllaka që të qëndrojnë në këmbë nga të dyja anët. Në këtë moment lind një debat mes banorëve. Katerina i thotë Meridianit që është e kotë t’i lëmojnë pllakat nga të dyja anët sepse tashmë nuk mund të arrijnë të bëjnë një sasi prej 300 pllakash të reja. Meridiani i thotë se tani ata duhet ti masin dhe pllakat që janë më të mëdha duhet t’i lëmojnë nga krahu tjetër, ndërsa ato që janë të shkurtra, duhet t’i ndërtojnë nga fillimi. Lori i kundërvihet Katerinës duke i thënë “më mirë mos fol fare se na ngatërron, askush nuk e ka të drejtën, përveç meje, të pyesë në dhomën e rrëfimit, udhëzimet i kam dhënë unë që në fillim të provës”. Katerina e kundërshton duke i thënë se ajo ka qenë kapitene njërës prej skuadrave gjatë javës së kaluar dhe për këtë arsye ka pyetur për provën. “Fajin e kam unë që ju kam lejuar të shkoni e të pyesni në dhomën e rrëfimit” thotë Lori. Debati mbyllet, por ironitë vazhdojnë mes banorëve, teksa të gjithë i futen punës për të realizuar si duhet provën dhe për të ndërtuar pllaka të reja, sipas parametrave të kërkuara.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment