Debat mes Lorit dhe Visarit

Visari dhe Lori diskutojnë në lidhje me një ‘gjest’ që ai ka bërë, që sipas Lorit ishte ofendues kundrejt saj. Ata vazhdojnë të diskutojnë ashpër me njëri-tjetrin. Lori i kërkon arsyen, ndërkohë që Visari shpjegohet se nuk kishte asgjë me të. Lori vazhdon të ngulmojë se ai e ka bërë për të ngacmuar atë, ndërkohë që ai nuk pranon të ketë bërë diçka për të ofenduar Lorin. Diskutimi i tyre vazhdon shumë gjatë në të njëjtën linjë. Lori e akuzon se ai është ‘kalama’ duke vazhduar t’i kërkojë sqarime. Visari largohet nga debati i saj, në mënyrë që të mos e zgjasë, pasi atij i dukej i pavend. Lori qëndron në sallon e vetme, ndërkohë që Valeri i afrohet duke e pyetur se çfarë kishte. Ajo mundohet t’i sqarojë se çfarë kishte ndodhur. Pasi e dëgjon versionin e saj, Valeri e shikon si një dramatizimin të situatës për ta kthyer në një lojë shumë të mirë për të tërhequr vëmendjen tek vetja. Lori mundohet t’i shpjegojë se ajo ka të drejtë të reagojë ashtu, por duket se Valeri nuk besoi asnjë fjalë të saj, duke i thënë t’i jepte fund atij diskutimi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment