Debat mes Jonës, Meridianit e Arditit; Meridiani: “Të shfaqen filmimet”

Debati vazhdon ende. Arditi mundohet ta futë Jonën në debat, por Valeri, e shpërqendron prej saj, duke i thënë: “S’po ia del dot me mua”. Jona thotë se Arditi i transformon fjalët, ndërsa kujton se ai i ka thënë që Meridiani ka përdorur disa fjalë ofenduese kundër saj. Arditi thotë se ato fjalë ia ka treguar në prezencë të Meridianit dhe se ajo bën gabim që shprehet ashtu për të. Meridiani ndërhyn në debat, duke iu kundërvënë Jonës, e duke i përmendur fjalët ofenduese që ajo ka thënë për disa nga banorët e tjerë. Jona nuk e pranon kurrsesi asgjë dhe e nervozuar thotë se Meridianit se ai po shpik dhe se ajo nuk ka thënë asnjë fjalë të tillë. Ai i kujton se ajo është shprehur për Visarin duke thënë se nuk e duron dot, por Jona nervozohet edhe më shumë e thotë se ai është duke shpikur. Matilda mundohet ta qetësojë Jonën, duke i thënë se nuk duhet t’i japë aspak rëndësi fjalëve të tyre. Ndërsa Meridiani i bën të qartë se do të shikojnë gjithçka, pasi do t’i kërkojë filmimet nga Vëllai i Madh. “Sido që të ketë qenë, mua s’më duket gjë me rëndësi”, i thotë Matilda. Ndërsa Jona nuk pranon që të ketë thënë për Visarin se nuk e duron dot për gjestet e tij. Në momentin që në debatin mes tyre merr pjesë Valeri, Meridiani fillon t’i përmendë sjellje të tij, duke u tallur e duke e vënë në lojë, ndërsa Valeri e merr me qetësi situatën. Debati mes tyre shkakton të qeshura tek banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment