Debat mes Jonës e Meridianit; Jona: “Valeri i thotë gjërat në sy, ti pret spektaklin”

Jona dhe Matilda janë duke mbledhur copat e dërrasave që ndodhen në ambientin e kuzhinës dhe dhomës së ndenjes, ndërkohë që më vonë me to bashkohen edhe Mikela e Meridiani. Një diskutim i cili devijon në debat fillon mes Jonës e Meridianit, lidhur me Valerin. Jona merr shkas nga debati që ka bërë me Arditin e thotë se Arditi shkoi në dhomën e rrëfimit për t’i thënë të gjithë pakënaqësitë që kishte me banorët dhe nuk pati guximin që t’ia thoshte në sy, njësoj si Valeri, të cilin e quajnë edhe “burracak”, por që nuk është aspak i tillë, sipas saj. Meridiani e dëgjon dhe i kundërvihet, duke i thënë se kjo është pjesë e lojës së Valerit dhe se ai po e bën shumë mirë duke i përdorur banorët. “Dhe ty ka për të të rënë kjo pjesë, mbaje mend”, i thotë Meridiani, i cili vazhdon të thotë se ai është shumë mashtrues. Jona merr shkas nga kjo dhe thotë që t’ia ilustrojë gjithçka që thotë e t’i tregojë një situatë ku Valeri e ka mashtruar. “E kuptoj që e paske shumë xhan, por ai të mashtron sy për sy”, vazhdon t’i thotë Meridiani. “Ai mund të mashtrojë sy për sy, por edhe t’i thonë sy për sy”, shprehet Jona, ndërsa fillon t’i tregojë reagimin e tij kundër saj gjatë spektaklit, pas klipeve të shfaqura. “Ngatërro ndonjë tjetër ti, jo mua”, i thotë ajo, ndërsa Meridiani i thotë se ia ka thënë në sy që lojërat që ata kanë bërë, nuk i akne pëlqyer. “Ti duhet të reagoje që në momentin që u bë loja, kur e more vesh, dhe jo në spektakël”, i thotë Jona, duke i bërë të ditur se ai pret spektaklin për të folur hapur. “Unë nuk fola se nuk doja që të të prishja lojën ty”, i thotë Meridiani, ndërsa Jona i thotë se ai nuk është aq zemërgjerë sa ta ketë menduar këtë për të. Të dy debatojnë për disa minuta me njëri-tjetrin, deri në momentin që Jona vendos të dalë jashtë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment