Debat mes Arditit e Valerit; Valeri: “Të ka bërë keq nominimi”

Në kuzhinë ndodhet Jona e Meridiani, të cilët janë duke diskutuar për gatimin dhe mënyrën se si të kursejnë produktet ushqimore, duke i kursyer. Ata mendojnë që çdo ditë të gatuajnë një tenxhere të madhe me gjellë, në mënyrë që t’u teprojë të gjithëve. Ndërkohë, ata komentojnë disa nga produktet të cilat janë me pakicë, ndër të cilat edhe vezët. Jona u bën të ditur banorëve që të kursejnë konsumin e tyre, pasi secili ka vetëm tri vezë në javë për të konsumuar. Në këtë moment, në diskutim merr pjesë Arditi, i cili i bën të ditur Valerit se ai konsumon tri vezë brenda një vakti dhe kjo nuk është normale. Valeri i thotë se çdo gjë është e llogaritur dhe se ai gjithmonë ka konsumuar pjesën e vet. “Ti je kalama se po ha edhe pjesën time. Do t’i them Vëllait të Madh t të sjelle lëpirëse se je kalama”, i thotë Arditi. Ndërsa Valeri ia kthen duke qeshur, aspak i nervozuar dhe t’i thotë se mbase ai ka nevojë për lëpirëse, pasi duket që është nën trysninë e nominimit dhe këtë javë nuk po e përballon aspak mirë. “A dëgjove, karamele?”, i thotë herë pas here Valeri, duke e nervozuar edhe më tepër. Në diskutimin mes tyre merr pjesë edhe Matilda, e cila i del në mbrojtje Valerit. Ndërsa Arditi thotë se ajo po del kundër vetes pasi për këto gjëra ka diskutuar ajo më parë. “Unë kam diskutuar e ti më ke thënë se s’duhet të merrem me diskutimin, por tani po diskuton vete”, i thotë Matilda. Ndërsa Arditi thotë se po diskuton, pasi Valeri i bën veprimet për inat. Diskutimi i tyre vazhdon për minuta të tëra, ndërsa në diskutim marrin pjesë edhe banorët e tjerë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment