Debat-Meridiani “ti s’i kupton shakatë, sillesh si kalama”,- Jona “Më duket se po flet për veten”

Meridiani vazhdon të gatuajë petulla dhe Jona afrohet pranë tij duke e ngacmuar i thotë “ sa më pëlqen kur të shoh kështu, serioz”. Meridiani i thotë “ik andej se me ty nuk mund të bësh asnjë shaka të vogël”. Jona e kundërshton duke i thënë se ajo nuk u mërzit për shakanë që bëri ai për mëngjesin, por për faktin se meridiani tha “e dëgjon Vëllai i Madh, kjo nuk pyet fare për dënimet që i jep ti”. Kështu midis tyre lind një tjetër debat. Meridiani i thotë Jonës se ai thjesht po bënte shaka me të, por ajo nuk i kuptoi shakatë e tij dhe u mërzit. Jona i thotë se ajo nuk u mërzit se meridiani e ngacmoi për mospërgatitjen e mëngjesit, por ka shumë inat kur banorët dhe në këtë rast ai, i drejtohen Vëllait të Madh. Meridiani i thotë “tani do bëjmë shaka vetëm kur të teket ty” Jona ia kthen ‘më duket se po flet për veten”. Në debat e sipër Meridiani i thotë Jonës “ik andej se vetëm gjeste kalamajsh bën ti”. Jona acarohet nga shprehja e tij dhe i thotë “më duket se i bëre ti gjestet e kalamajve që në mëngjes”. Meridiani e lë debatin duke i thënë Jonës “ec, ec”. Jona e acaruar edhe më shumë i thënë “jo ec, ec si nuk i kontrollon fare llafet që thua ti, nuk i shikon kalamallëqet e vetes tate ti”. Meridiani i thotë se ai po bënte shaka dhe i kërkon që të largohet që të mos e vazhdojë më tej debatin, ndërsa Jona largohet nga aty duke folur me zë të lartë të njëjtat fjalë që tha gjatë debatit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment