Debat, Lori: “Ke karakter të dobët, ndryshon shpesh mendim”, Jona: “Nuk merrem me 20-vjeçare”

Loja e banorëve sikur debatojnë, sjell një debat të vërtetë mes Lorit dhe Jonës. Matilda, Jona, Visari janë duke folur me zë të ulur, ndërsa Lori dyshon se po flasin për të. Ajo i thotë Enkelejdit se ai vetëm për të gatuar është në shtëpi, duke ngacmuar kështu Jonën, që e nominoi me këtë arsye. Jona thotë mu thaftë goja që ndryshova emrin, duke shtuar se ajo kishte ndërmend të nominonte Lorin, por i dha një javë më shumë për ta njohur. Lori i thotë Jonës, se me të është e pamundur të njihen. Jona e akuzon Lorin se flet me kunja dhe ironi. Lori i thotë Jonës se ajo është e paqëndrueshme, pasi nominon Enkelejdin dhe pendohet brenda dy sekondave. Ajo e quan me karakter të dobët. Jona nuk e kujton kur i ka kërkuar të falur Enkelejdit dhe ai ia kujton se i ka thënë të shtunën. Vajzat fillojnë të debatojë për raportin e keq, të krijuar mes tyre. Visari sqaron se ata nuk kanë folur për Lorin. Jona i thotë se ajo çfarë ka ia thotë në sy, Lori mbrohet, pasi thotë se edhe ajo e bën këtë gjë. Lori i thotë se nuk i pëlqejnë ironitë që përdor Jonë tërë kohës, si me atë, apo me banorët e tjerë. Jona përgjigjet se ajo nuk merret me 20-vjeçare dhe nuk i vë re kunjat e saj. Ajo sqaron Lorin se ajo i merr gjërat vetë për keq. Lori thotë se të njëjtën gjë do bënte edhe ajo, me fjalët e saj. Ajo i thotë se nuk i pëlqen që Jona nuk i pranon shumë fjalë, apo veprime që bën. Jona i kërkon më shumë argumente, ndërsa Lori i thotë se ajo zihet dhe më pas puthet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Matilda ndërhyn në debat, duke mbrojtur Jonën. Ajo i thotë Lorit se kur ka hyrë, ka thënë se nuk do puthet me njeri. “Po dëgjoj Fatjonin e dytë?”, ia kthen Lori. Jona e pyet nëse ajo është zënë me Visarin, duke nënkuptuar se në shtëpi zihesh dhe pajtohesh. Lori i kërkon Jonës të mos e fusë Visarin, në debat. Jona i kërkon të mbyllë gojën, kurse Lori i thotë t’ia thotë vetes se bëhet e padurueshme. Lori kritikon Jonën për fjalorin që përdor, pasi thotë shprehje që as plakat nuk i thonë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment