Debat- Katerina: “Çoji lart kaçurrelat, të hapen veshët”,- Jona: “Ti tregoj unë kaçurrelat, skandaloze”

Gjatë kohës që banorët merren me provën, Valeri i ngacmon me fjalë, por edhe ata i flasin me ironi. Ndërsa Katerina vazhdon ironitë me Meridianin he më pas me Matildën dhe Jonën. Por vajzat duket se nuk duan të vazhdojnë më tej debatin me Katerinën dhe bëjnë sikur nuk i dëgjojnë fjalët e saj. Duke luajtur Arditi hedh një pllakë druri drejt Valerit dhe për pak e godet Visarin. Jona i kthehet me ashpërsi duke i thënë që të bëjë kujdes sepse ajo që sapo bëri ishte e rrezikshme. Në këtë moment ndërhyn Katerina e cila thotë diçka me ironi. Kjo acaron Jonën e cila i thotë “foli kjo që flet gjithmonë pas krahëve dhe me syze, the gjë moj se nuk foli njeri me ty”. Katerina i përgjigjet me ironi “çoji lart kaçurrelat dhe hapi veshët mirë të dëgjosh atë që thashë”. Jona i kthehet me nerva duke i thënë “kthehu e fol parç, jo me kurriz se ti tregoj unë kaçurrelat ty, skandaloze” Kështu Jona dhe Katerina shkëmbejnë ironi e ofendime me njëra-tjetrën ku Katerina i thotë me ironi se Jona ka fjalor të keq, ndërsa Jona i thotë “skandaloze” disa herë”. Katerina i thotë “po pse mërzitesh” dhe Jona ia kthen “përdor ndonjë fjalë tjetër se vetëm këtë di ti”. Më pas Jona debaton me Arditin, pasi ky i fundit i thotë se ajo nuk kishte pse të komentonte veprimin e tij ndaj Valerit. Jona i thotë se ajo foli sepse ai desh goditi Visarin. “s’mund të rrish pa komentuar ti?” i thotë Arditi Jonës dhe ajo ia kthen “s’mund të rri, pse vetëm like, do ti?”. Ndërkohë në debat hyn përsëri Valeri i cili ngacmon me fjalë Arditin dhe Meridianin. Kështu banorët vazhdojnë ironitë, ndërkohë që mundohen të realizojnë si duhet provën e ndërtimit të pllakave të drurit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment