Debat i fortë mes Matildës e Julianës, Katerinës e Arditit

Hakmarrja e Matildës duket se nuk përfundon me kaq. Ajo merr sërish kapakët dhe shkon në dhomën e katit të dytë, për t’i zgjuar edhe banorët e tjerë të cilët vazhdojnë të jenë ende në gjumë. Ndërsa u bie kapakëve, Matilda përmend emrin e Lorit dhe Julianës, të cilave u kërkon që të zgjohen. Juliana zgjohet e nervozuar dhe i kërkon që të largohet nga dhoma, por Matilda kaq pret dhe fillon t’ia kthejë me po të njëjtën monedhë. Ajo i tregon se nata është për të fjetur dhe jo dita. Gjithashtu, i kujton se gjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, është dëgjuar më shumë nga të gjithë vetëm zëri i saj, në përpjekje për t’i zgjuar banorët. “Nata është për të fjetur dhe jo dita, Xhuli”, i thotë për të disatën herë Matilda. “Hajde, kalamaja! Hajde se u mbush kopshti”, ia kthen me ironi Juliana. Në debatin mes tyre ndërhyn Katerina, e cila i flet me ironi duke i thënë: “Jeni aq të mençur saqë nuk e prisnit farë atë zgjim”. Ndërkohë, pason: “Dhe herës tjetër mos guxo të më afrohesh deri te surrati se... kësaj here shpëtove mirë”. “Sa të dua unë do të afrohem se na keni lënë pa gjumë gjithë natën”, ia kthen Matilda, ndërsa Katerina ia kthen e nervozuar se do ta zgjojë sa herë të doja, njësoj si mbrëmë. “Ju duhet të na falënderoni që ju zgjojmë në drekë se nata është për gjumë”, vazhdon të thotë Matilda. Ndërsa Juliana i kujton se ajo ka qenë në gjumë më shumë se të gjithë banorët e tjerë. Në debat përfshihen të gjithë banorët, ndërsa Arditi i tregon se edhe sot dhe në të gjitha netët e tjera në vazhdim do t’i zgjojnë po njësoj. Matilda largohet, ndërkohë që banorët vazhdojnë ta komentojnë e të flasin me ironi teksa përmendin fjalët e Matildës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment