Dashuria e Valerit mban emrin “Madalena”

Valeri në oborr, flet për bashkëshorten e tij, Madalenën. Ai rrëfen se historinë kur e ka pëlqyer për herë të parë dhe ka kërkuar dorën tek familja e saj. Valeri flet me shumë dashuri për gruan e tij, duke thënë se ajo është vajzë me personalitet dhe shumë e respektueshme. Ai tregon për pamjen e saj, pasi shprehet se është shumë e bukur, me një bukuri natyrale. Valeri rrëfen se kur e ka parë për herë të parë, i ka rrahur zemra për të. Nevila dhe Katerina e pyesin për më shumë detaje, teksa Valeri flet për një kohë të gjatë, për dashurinë e tij. Valeri tregon histori nga fillimi i lidhjes së tyre. Ai kujton herën e parë kur është ndarë prej saj, edhe pse nuk e kishin vendosur se do lidhnin jetën bashkë. Madalena është larguar për në Itali, ndërsa Valeri thotë se iu duk “sikur një copë e zemrës po i ikte larg”. Ai tregon vështirësitë që kanë hasur kur ajo ka qenë larg tij. Më pas Madalena është kthyer në Shqipëri, vetëm për dashurinë ndaj Valerit. Valeri tregon se ka një marrëdhënie shumë të fortë me gruan e tij. “Ne jemi si ditën e parë që jemi bashkë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, se jemi shumë të plotësuar me njëri-tjetrin”, tregon Valeri. Ai thotë se është shumë i lidhur me familjen, duke thënë se janë katër shtylla që mbajnë të gjithë shtëpinë. Teksa flet sërish për Madalenën, ai thotë se e kanë krijuar marrëdhënien e tyre në respekt dhe mirëbesim dhe kurrë në xhelozi. Katerina vlerëson shumë dashurinë e tyre, ndërsa Arditi i uron të plaken bashkë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment