Buxheti i javës ndërpret debatet në shtëpi

Për një kohë të gjatë shtëpia përfshihet nga debate të shumta. Banorët ridiskutojnë ato që kanë thënë më parë dhe pothuajse të gjithë i kundërvihen Enkelejdit. Të gjithë kapen me fjalë dhe në shtëpi krijohet një situatë zhurme. Ajo që nxeh më shumë gjakrat është mbrojtja që Valeri i bën Enkelejdit duke u thënë banorëve të tjerë se po mundohen që t’i kundërvihen pa të drejtë atij. Në këtë moment banorët i kundërvihen Valerit, por ai nuk acarohet aspak dhe vazhdon të qesh. Ajo që bie më shumë në sy është fakti se Nevila dhe Valeri tashmë debatojnë ashpër mes tyre, edhe pse më parë ata ishin banorët që kishin më shumë përkrahje dhe mirëkuptim te njëri-tjetri. Nevila i thotë Valerit se ai po gabon që po mbron Enkelejdin, duke i thënë “o i zgjuari i dheut, po gabon që po e mbron kur ai ka gabim”. Valeri i thotë se nuk është ai që po gabon, por Jona që e rihapi debatin me Enkelejdin. Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur zarfi i buxhetit të javës. Meridiani u kërkon vëmendje banorëve dhe të gjithë dëgjojnë leximin e zarfit. Më pas banorët diskutojnë qetësisht për produktet që do të marrin këtë javë. Në këtë mënyrë “buxheti” ndërpret debatet në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment