Buxheti i javës, 50% e tij shkojnë për fëmijët në nevojë

Banorët janë shpërndarë nëpër ambiente të ndryshme të shtëpisë dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme. Në një moment Matilda që vjen nga dhoma e rrëfimin me një zarf në dorë, u kërkon banorëve që të mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjies sepse ka ardhur. Matilda nis të lexojë zarfin e buxhetit të kësaj jave. Banorët edhe pse fituar 100% provën e buxhetit, sipas vendimit të tyre për të çuar 50% të buxhetit në ndihmë të fëmijëve në nevojë, do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë për nevojat e tyre javore, vetëm 50% të buxhetit. Pas leximit të zarfit, banorët nisin që të diskutojnë për produktet që do të blejnë. Fillimisht banorët diskutojnë se kush do të merret me hartimin e listës së produkteve që do të blejnë. Më parë është marrë Fatjoni me hartimin e buxhetit, por tashmë ai nuk është më pjesë e shtëpisë dhe banorët duhet të marrin pjesë të gjithë në hartimin e buxhetit të javës. Kështu për një kohë të gjatë banorët merren me hartimin e buxhetit dhe diskutojnë për produktet që do të blejnë dhe herë pas herë shprehin secili dëshirat e veta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment