Bisedojnë për buxhetin; Matilda qan...

Banorët diskutojnë në lidhje me buxhetin dhe keqmenaxhimin që bëjnë shpesh herë. Meridiani i thotë Mikelës se është i gatshëm që të dhurojnë një pjesë të buxhetit tek fëmijët në nevojë, duke kujtuar se kohë më parë, ai kishte bërë edhe një debat me Valerin, i cili e kishte kundërshtuar se sasia e lekëve që mund t'iu dhurojnë është shumë e vogël për t'iu hyrë në ndihmë. Nga ana tjetër, Juliana dhe Lori flasin në lidhje me dëshirat dhe nevojën e shume asortimenteve që iu duhen dhe shpesh herë nuk i kanë marrë, duke nisur të bëjnë llogaritë për buxhetin e radhës. Ndërkohë në oborr, Meridiani shpreh edhe njëherë gatishmërinë e tij për të dhuruar 50% të buxhetit, duke ia shprehur këtë gjë Visarit dhe Mikelës, e cila gjithashtu ra dakord, duke u këshilluar që pjesën tjetër të buxhetit ta harxhojnë për ushqime bazike dhe të mos e shpërdorojnë. Matilda del në oborr, duke u ulur vetëm në shezllong. Ajo nis të qajë. Enkelejdi dhe Visari të cilët e vërejnë këtë gjë, i shkojnë afër, duke nisur ta qetësojnë dhe t’i qëndrojnë afër, duke e këshilluar të mos mërzitet. Visari e pyet nëse mërzitja e saj vjen prej daljes së Fatjonit. Ajo e mohon, por ata nuk e besojnë, duke vazhduar ta qetësojnë dhe t’i këshillojnë të bëhet e fortë dhe të mos e lëshojë veten.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment