Bisedojnë me njëri-tjetrin; Arditi:” Kur mendoj problemet, do doja të mos dilja kurrë jashtë’

Arditi dhe Juliana në dhomën e gjumit flasin për jetën jashtë. Ajo i tregon se e ka marrë shumë malli për jetën jashtë, ndërkohë që Arditi nuk do e donte një gjë të tillë. Kur mendoj problemet që kam jashtë, do doja të mos dilja kurrë - shprehet ai, ndërkohë që Juliana e sheh në sy, duke u përpjekur të kuptojë më shumë. Ajo e pyet nëse problemet e tij janë brenda apo jashtë shtetit. Ai i rrëfen se ka probleme në Greqi, të cilat duhet t’i zgjidhë sapo të dalë. Ajo mundohet të kuptojë natyrën e problemeve të tij, por Arditi nuk tregohet i drejtpërdrejtë. Ajo nis t’i flasë për veten, duke i treguar se ajo është natyrë e ndryshme nga ai dhe mundohet t’i marrë gjërat me shumë pozitivitet dhe mundohet që të mendojë sa më pak për problemet që ka. Arditi i flet për natyrën e tij serioze, ndërkohë që Juliana i shpjegon se ajo seriozitetin e përdor me vend, jo gjithë kohës si ai. Arditi mundohet t’i shpjegojë qëndrimin e tij serioz si pjesë të karakterit. Juliana, e cila e dëgjonte me vëmendje gjatë kohës që ai fliste për veten, i vë në dukje se ai shpesh herë qëndron i vrenjtur dhe kjo gjë, jo vetëm që nuk i pëlqen, por e ka bërë të rimendojë raportin që ka krijuar me të. Të dy flasin për karakterin e tyre që ishte i ndryshëm nga i tjetrit, e megjithatë ata vazhdojnë të flasin për veten. Juliana i shpreh sërish dëshirën e saj për të dalë jashtë, duke i thënë se e ka marrë malli për shoqërinë. Ata nisin të flasin për lokalet që frekuentojnë, por pa përdorur emra konkretë. Juliana i tregon për tipin e mashkullit që pëlqen, duke theksuar se ajo do të donte përkrah një njëri pozitiv, që qesh, pasi një fytyrë e qeshur reflekton pozitivitet, sipas saj. Gjatë bisedës, ajo shprehet se pas ndarjes së saj, nga e cila kishte ngelur e zhgënjyer, ajo nuk ishte gati për diçka shumë serioze, pasi është mësuar tanimë me jetën e saj të pavarur dhe nuk do dikë në krah që t’i japë apo t'i kërkojë llogari. Biseda bëhet më personale, kur ajo e fokuson tek ata të dy dhe te fakti që nuk donte ta bënte raportin e tyre publik, pasi mendon për njerëzit që e shohin jashtë dhe për faktin se gjërat po ndodhnin shumë shpejt. Katerina dhe Nevila i kërkojnë të mblidhen në sallon për të kënduar këngën, ndaj biseda e tyre ndalet. Banorët mblidhen në sallon për të kënduar këngën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment