Bie gongu, të gjithë në kantier

Banorët tashmë janë zgjuar që të gjithë. Pasi kanë përfunduar punët e tyre personale të mëngjesit, banorët dalin në oborr për të shijuar kafenë dhe cigaren e mëngjesit. Gjatë kësaj kohe, Valeri del pranë pishinës dhe fillon që të kërcejë me muzikën në sfond, ashtu si bën çdo ditë. Bashkë me të kërcen edhe Katerina e më pas edhe banorë të tjerë. Banorët tashmë e kanë nisur ditën e tyre, por nuk vonon shumë dhe bie gongu që njofton banorët se tashmë mund të shkojnë në zonën ku duhet të ndërtojnë fasadën. Të gjithë lënë punët që kishin në duar dhe drejtohen drejt fasadës. Banorët kanë shumë pak kohë që të realizojnë provën e javës. Të gjithë ndodhen në kantierin e ndërtimit dhe mundohen që të japin secili kontributin e tyre në këtë provë. Deri në mbrëmje ata duhet ta kenë realizuar të gjithë fasadën, pasi nga kjo do të varet edhe buxheti i tyre i javës së ardhshme. E ndërsa punojnë banorët bëjnë shaka me njëri-tjetrin, ndërkohë që shijojnë edhe muzikën që Vëllai i Madh ka vënë në sfond.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment