Bie gongu i plehrave, Valeri këtë herë ia del me sukses

Të gjithë banorët, pasi qëndrojnë pak në oborr, duke shijuar shiun, futen brenda dhe vendosin që të flenë gjumë. Ka ardhur mëngjesi dhe banorët bien të flenë shumë vonë, pas një nate të mbushur plot me diskutime e thashetheme. E ndërkohë që të gjithë shkojnë të flenë, Enkelejdi qëndron edhe më shumë zgjuar. Teksa të gjithë banorët flenë, Enkelejdi qëndron i vetëm në dhomën e ndenjes duke u menduar. Orët kalojnë dhe më në fund edhe ai vendos që të flejë. Nuk ka kaluar shumë, nga momenti që banorët kanë rënë të gjithë në gjumë dhe në shtëpi dëgjohet alarmi. Vëllai i madh vendos në sfond gongun që njofton banorët se ka ardhur momenti që ata të realizojnë provën e koshave ekologjik. Sot është radha e Valerit. Ai sapo dëgjon gongun,çohet me nxitim dhe fillon që të mbledhë mbeturinat që ndodhen në të gjithë shtëpinë. Valeri e ka humbur një herë provën gjatë javës së kaluar dhe për të mos u përsëritur më kjo gjë, çohet sapo dëgjon gongun. E ndërsa ai realizon provën e plehrave, pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të flenë. Më pas gongu bie përsëri për të lajmëruar përfundimin e provës, por banorët as që i shqetëson fare zhurma e tij dhe vazhdojnë të flenë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment