Banorët të angazhuar me provën e javës

Të gjithë banorët dalin në zonën ku do të zhvillohet prova e kësaj jave. Që natën e spektaklit, banorët u informuan se këtë javë ata do të kenë si provë javore ndërtimin e një piramide, ku do të përdorin forcën dhe teknikën e tyre për postimin e gurëve dhe ndërtimin e piramidës. E gjithë kjo punë do të zhvillohet vetëm me forcën e krahut, si në kohen e ndërtimit të piramidave të Egjiptit. Pasi dalin në zonën ku do të zhvillohet prova, banorët nisin diskutimet se si mund të lëvizin gurët, pa u sforcuar shumë. Ata kanë në dispozicion disa dërrasa druri që shërbejnë si shina, për postimin e gurëve. Të ndarë në dy grupe, banorët fillojnë nga puna. Ata spostojnë njeri pas tjetrit gurët e rëndë dhe ndërkohë ngacmojnë me shaka e ironi njëri-tjetrin për ankesat që kanë pasur nga lodhja gjatë kësaj provë. Puna për ndërtimin e piramidës vazhdon, ndërkohë që në sfond është vendosur edhe muzikë. Të gjithë banorët duket se këtë herë janë më të angazhuar për provën e javës. Nga kjo provë varet buxheti i tyre dhe këtë javë ata kanë ndjerë mungesën e produkteve të ndryshme, si rezultati buxhetit të reduktuar nga humbja e provës, javën e kaluar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment