Banorët shaka mes tyre, për mungesën e ushqimeve

Banorët të mbledhur në sallon, flasin gjatë për filmat e tyre të preferuar. Duke ndjekur radhën, secili prej tyre tregojnë skenat nga filmat e tyre më të pëlqyer. Ndërsa Valeri luan me kamerat, duke u argëtuar për një kohë të gjatë. Më pas Arditi gatuan bukë me vezë. Ai i shërben Julianës, duke bërë batuta për raportin mes tyre. Meridiani, Arditi dhe Juliana ulen bashkë në tavolinë, për të ngrënë bukë. Meridiani i rrëfen Julianës, se ai nuk e ka nominuar asnjëherë. Pranë tyre afrohen edhe banorët e tjerë të pranishëm në sallon, duke bërë shaka mes tyre për mungesën e ushqimeve. Enkelejdi thotë se nesër do të bëjë makarona me këpucë dhe salcë çorape, duke shkaktuar të qeshura tek banorët. Nevila tregon skena nga një film, ku protagonistët kanë hasur vështirësi për t’u ushqyer. Më vonë në dhomën e gjumit, Meridiani dhe Mikela bisedojnë për buxhetin dhe ushqimet. Mikela thotë se duhet të tregojnë kujdes me ushqimin, por Meridiani shprehet se banorët janë mësuar të hanë shumë. Ai thotë se nesër të bëjnë fasule për drekë, pasi do lodhen gjatë provës dhe duhet të hanë mirë. Mikela mendon se banorët do të hasin vështirësi gjatë javës, për shkak të mungesës së ushqimeve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment