Banorët që debatojnë vs banorët që rrinë në heshtje

Arbana lidhet me shtëpinë dhe fton banorët të shikojnë një tjetër klip, për debatet që janë bërë këtë javë në shtëpi. Në klip bëhen diskutime për banorët që debatojnë më shumë, por edhe për banorët që shpesh zgjedhin, të mos marrin pjesë në debatet që bëhen mes personave të tjerë. Arbana pyet Mikelën, ajo thotë se kjo është një lojë dhe nuk do të bindë Katerinën për strategjinë e saj. “do ta ngre zërin, atëherë kur e kam menduar se është e rëndësishme për veten time”. Katerina shprehet se nuk i pëlqen banorët që dëshirojnë ta mbajnë mirë me të gjithë banorët, duke thënë se kjo sipas saj është strategji. Mikela thotë se nuk i kthehet dot ironisë me ironi. Arbana pyet opinionistin për diskutimin e banorëve. Ai u thotë banorëve se ata nuk duan të vënë në dukje të nominuarit. Armandi akuzon Valerin, se ai nuk donte t’i vinte banorët ne dukje, sepse ishin në nominimi. Valeri e pranon se ka qëndruar pasiv. Ai thotë se donte të tregonte se ai mund të rrijë pa folur, ose flet me ton më qetë. Arbana pyet Enkelejdin, teksa ai e pranon se nuk ka qenë në nominim dhe ka preferuar të rrijë i qetë. Katerina pyet Valerin për strategjinë e tij. Valeri thotë se ai nuk dorëzohet kur është në nominim, por javën e kaluar vendosi vetë të qëndrojë në heshtje. Meridiani shprehet se ka qenë i pari që është akuzuar se ka formuar grup dhe tani që po debaton me banorët, akuzohet se ka rënë në qetësi. Katerina e akuzon Meridiani se ai ka gjithmonë nevojë për mbështetje. Jona dhe Matilda dalin kundër Katerinës. Opinionisti kritikon Katerinën për fjalën e saj, duke i thënë se të gjithë aty brenda kanë kulturë. Meridiani mundohet të sqarojë pozicionin e saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment