Banorët përgatiten për spektaklin; Matilda, e frikësuar; Arditi: “Sonte do të ketë surpriza”

Të gjithë banorët fillojnë të përgatiten për spektaklin e sotëm. Disa prej tyre fillojnë të provojnë rrobat që do të veshin, ndërsa të tjerët, që e kanë vendosur veshjen dhe aksesorët, fillojnë të merren me të gjitha detajet e të bëhen gati. Si gjithmonë, ato që janë në dilemë për veshjen që do të kenë dhe ndërrojnë gjithmonë mendje edhe në minutën e fundit, janë vajzat. Ato provojnë disa veshje dhe kërkojnë mendim nga njëra-tjetra për veshjen që do të mbajnë për sonte. Ndërkohë që janë duke u bërë gati, Vëllai i Madh fillon me lojën “Vigan-Shkurtabiq”, ku banorët duket të japin maksimumin e të tregojnë seriozitet. Kjo lojë, aq sa i argëton e shkakton të qeshura tek ta, edhe i bezdis e i mërzit gjatë momentin që gabojnë dhe “digjen” në lojë. Gjatë kohës që janë duke u bërë gati, Matilda shpreh frikën e eliminimit. Ajo e pyet Julianën nëse ka frikë dhe Juliana ia kthen: “Nuk kam frikë, të ndodhë çfarë të ndodhë. Unë respektoj publikun”. Arditi dhe Jona, pasi janë bërë gati për spektaklin dalin në oborr dhe shkëmbejnë disa biseda. Jona thotë duke qeshur se ka përshtypjen se do të dalë sonte nga shtëpia, ndërsa Arditi i bën të qartë se nuk do të dalë ajo. Ai thotë se gjatë spektaklit të sotëm duhet të ketë shumë surpriza dhe se ai është bërë gati që t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve. Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë. Ndërsa banorët të cilët përfundojnë me përgatitjet, sistemohen në dhomën e ndenjes, në pritje të spektaklit të shumëpritur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment