Banorët neglizhojnë provën e pllakave

Banorët kanë për detyrë që të mbajnë në këmbë pllakat e drurit që ata i kanë vendosur nëpër shtëpi, njëra pas tjetrës. Nëse pllakat rrëzohen, është detyrë e banorëve që t’i ngrejnë ato përsëri në pozicion vertikal sa më shpejt të jetë e mundur. Duket se banorët nuk po e ndjekin si duhet këtë provë. Ata kanë filluar që t’i rrëzojnë qëllimisht pllakat, vetëm për të zgjuar banorët me zhurmat akustike që Vëllai i Madh vendos në sfond, në momentet kur rrëzohen pllakat. Valeri rrëzon në një moment tjetër pllakat dhe nuk i ngre, por vazhdon bisedën me Meridianin në kuzhinë. Meridiani dhe Jona ndodhen po aty, por as ata nuk i ngrejnë pllakat. Në sfond fillojnë zhurmat zanore, por asnjë nga banorët nuk shkon që t’i ngrejë pllakat. Duket se banorët duk e kanë mendjen aty, por në një moment Jona thotë “duhet t’i ngrejë Valeri se ai i rrëzoi”. Minutat kalojnë dhe në sfond për një kohë të gjatë dëgjohet zhurma në sfond. Matildës afrohet për të ngritur pllakat, por më në fund është Nevila ajo që i ngre në pozicionin e duhur. Matilda i thotë Valerit se nëse i rrëzon përsëri pllakat qëllimisht, do të t’ia hedhë të gjitha rrobat e tij në pishinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment