Banorët në qetësi, Visari “i çmend” me lojërat e tij

Jashtë fillon shiu dhe banorët detyrohen që ta lënë provën e të futen përsëri brenda. Një pjesë e tyre merren me gatimin, ndërsa një pjesë shtrihen të flenë gjumë, por ka edhe nga ata që thjesht rrinë. Visari është i vetmi banor që gjatë gjithë kohës përpiqet të vërë në lojë pjesën tjetër të shtëpisë dhe u punon atyre rrengje të njëpasnjëshme. Visari sheh Valerin që është shtrirë dhe për të mos e lënë që të flejë, e lag me ujë. Më pas Visari vendos të bëjë një tjetër lojë, këtë herë viktimë e tij është Matilda. Ajo është duke u marrë me pastrimin e shtëpisë bashkë me Jonën dhe ka lënë përgjysmë një kanaçe ivi. Visari e pi të gjithë pijen freskuese të Matildës dhe e mbush kanaçen me çaj. Këtë gjë ai e komenton me Meridianin dhe Mikelën në kuzhinë. Më pas Visari del në oborr dhe ruan Matildën për të parë reagimin e saj kur të pijë pijen e saj. Nuk vonon shumë dhe Matilda kthehet dhe fillon të pijë 'ivin', por e sheh se është çaj dhe i thotë Visarit “do të të vras”. Visari qesh me të madhe, por më pas vazhdon përsëri lojërat e tij. Më pas Visari lag me ujë Jonën dhe shkon e ngacmon Lorin me fjalë. Duket se të gjithë banorët sot janë “viktima” të tij. Më pas Visari shkon dhe i hedh disa lugë sheqer kafesë së Mikelës. Ajo shkon dhe e provon, por ndryshe nga banorët e tjerë, duket se nuk e pret mirë lojën e Visarit. Ajo shkon dhe e hedh kafenë në lavaman dhe u thotë banorëve “ju bëni të tilla lojëra, por nuk e dini se çfarë reagimi mund të ketë ai tjetri. Më pas Visari bën edhe një lojë për Enkelejdin. Ai mbush me ujë pijen freskuese të Enkelejdit, madje ia ofron atë për ta pirë edhe Lorit, por ajo nuk e pranon. Më pas banorët njoftohen se mund të vazhdojnë përsëri provën, sepse ka pushuar shiu.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment