Banorët në gjumë, veç Mikelës, Meridianit, Enkelejdit e Jonës që ankohen për ta

Pjesa më e madhe e banorëve vazhdon të jetë ende duke fjetur, edhe pse dritat ka kohë që janë ndezur dhe muzika në sfond është vendosur për t’i zgjuar. Meridiani, Mikela, Jona dhe Enkelejdi janë banorët që janë zgjuar dhe fillojnë të komentojnë e të ankohen për të tjerët që vazhdojnë të flenë ende. Sipas Meridianit, të gjithë duhet të ishin zgjuar e të ishin veshur tashmë, duke u bërë gati për vazhdimin punës për Provën Javore. “Se marr vesh se pse nuk janë zgjuar se qëllimi është të jemi gati”, vazhdon të thotë pas tij Mikela, duke u ankuar. Më pas Mikela e Meridiani shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin, duke filluar të bisedojnë me Jonën e Enkelejdin për banorët që janë ende duke fjetur. Jona i tregon se fetat me vezë i ka bërë vetëm nga njëra anë, pasi nuk ka dashur të shpenzojë shumë vezë. “Kjo është sakrifica”, thotë Jona. Enkelejdi shkon në dhomën e gjumit e fillon t’i zgjojë banorët duke i folur me zë të lartë e duke i kërkuar të ngrihen, por banorët vazhdojnë të flenë ende. Mikela dhe Meridiani bëjnë plan se çfarë do të gatuajnë sot për drekë. Meridiani mendon të gatuajë pulë me gjellë me oriz dhe për këtë nxjerr pulën të shkrijë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment