Banorët ndëshkojnë Katerinën

Banorët ndodhen të gjithë në oborr, ndërkohë që Katerina vazhdon t’i acarojë më rrëzimin e pllakave dhe ironitë e vazhdueshme. Banorët mundohen të hapin ndonjë temë diskutimi dhe nuk i kthejnë fare përgjigje Katerinës. Në një moment, Valeri hedh idenë që banorët të ndëshkojnë Katerinën. Ai u thotë banorëve që ta hedhin me gjithë rroba në pishinë. Banorët bien dakord dhe shkojnë pranë Katerinës. Valeri dhe Meridiani e marrin në krah për ta hedhur në pishinë, ndërsa Jona kujdeset që t’i heqë mikrofonin. Katerina nuk refuzon aspak, por thotë vazhdimisht “sa u kënaqa sot duke luajtur”. Valeri dhe meridiani e hedhin në pishinë, ndërsa Katerina pasi del në sipërfaqe të ujit, fillon që të ulërijë dhe të shprehë kënaqësi. Ndërkohë Visari shtiret sikur nuk di asgjë dhe merr pjesë edhe ai në hedhjen e Katerinës në pishinë. Pasi Katerina del nga pishina djemtë vendosin që të hedhin në pishinë Valerin sepse ai e dha idenë që të hidhnin Katerinën. Për disa minuta ata tentojnë të hedhin në pishinë Valerin por nuk ia dalin. Në fillim Valeri shtrëngon fort mikrofonin dhe banorët nuk e hedhin dot në pishinë sepse nëse e hedhin me gjithë mikrofon, do të ndëshkohen. Më pas valeri u shpëton nga duart dhe futet në magazinë. Banorët e kanë të ndaluar që të futen më shumë se dy vetë në të njëjtën kohë në magazinë dhe për këtë arsye ata rrinë te dera dhe Valeri u shpëton përsëri. Në fund djemtë vendosin të thyejnë rregulloren dhe futen në magazinë. Ata tërheqin zvarrë Valerin drejt pishinës, por ai përpiqet që t’u shpëtojë nga duart. Banorët arrijnë ta rrëzojnë brenda në pishinë, por ndërkohë Meridiani rrëzohet edhe vetë. Pjesa tjetër që e shohin këtë situatë argëtohen. Në këtë mënyrë në shtëpi ndryshon pak situata dhe banorët argëtohen.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment