Banorët mundohen të mbajnë në këmbë pllakat; Arditi përpiqet të flasë me Julianën

Megjithëse banorët mundohen shumë të mbajnë në këmbë të gjitha pllakat, nuk po ia dalin dot. Ndonjëherë, një pakujdesi e ecjes së tyre dhe shpesh herë tronditje që duken të papërfillshme, bëjnë që pllakat të rrëzohen sërish. Sa herë ata dëgjojnë zhurmën që shkakton rrëzimi i tyre domino, ata rendin me vrap, në mënyrë që të ndalin rrëzimin e gjithë rrugës gjarpërushe nëpër shtëpi. Ata fajësojnë njëri-tjetrin për rrëzimin e tyre, duke ia nisur punës sërish nga fillimi. Ndërkohë, në dhomën e gjumit, Arditi përpiqet të gjejë një pikë kontakti me Julianën, e cila refuzon të flasë me të. Ai e pyet nëse është e mërzitur, por ajo i përgjigjet me shumë përtesë, se ndihet mirë. Ai mundohet të hapë tema, por duket se Juliana nuk ka dëshirë të flasë me të, duke e detyruar Arditin të largohet nga dhoma.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment