Banorët “lidhin” Valerin, që ai mos të rrëzojë pllakat

Duket se Valeri i ka acaruar pak banorët, pasi tërë kohës rrëzon me qëllim pllakat e drurit në kuzhinë. Ai ka thënë se do t’i rrëzojë pllakat natën, që banorët të zgjohen nga gjumë. Prandaj banorët vendosin t’i bëjnë lojë Valerit. Ata duan ta lidhin me rripat e robdishambërve. “Tani e meriton”, thotë Jona. Banorët më parë bëjnë prova tek Visari. Ata i hedhin çarçaf sipër dhe e lidhin. Visari fton dhe Julianën, në lojën kundër Valerit. Banorët presin që Valeri të vijë në dhomë. Më në fund ai vjen, ndërkohë banorët hiqen sikur po luajnë me fantazma. Valeri dyshon diçka, prandaj nuk futet në dhomë. Ai rri për disa çaste në korridor dhe futet në dhomë. Banorët hidhen në sulm. Ata e mbulojnë me çarçaf dhe e lidhin, teksa e gjuajnë tërë kohës me jastëk. Banorët qeshin dhe argëtohen me situatën e krijuar. “Hë do ti rrëzosh më dominotë?”, e pyet Jona. Valeri u thotë tërë kohës banorëve “t’ju vijë zor” dhe qesh me lojën e tyre. Më pas banorët fillojnë të luajnë të gjithë me njëri-tjetrin, duke u gjuajtur me jastëk.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment