Banorët fillojnë të zgjohen; Valeri: “U kritikova ngaqë u ngrita për provën e koshave”

Ende pa u ndezur dritat, me Julianën e cila ndodhet në oborr, bashkohet edhe Enkelejdi. Të dy fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, teksa shijojnë motin me diell. Juliana tregon se nuk ndihet mirë gjatë ditës së sotme dhe se kështu është ngritur që në orët e para të mëngjesit. Enkelejdi mendon se ajo ndihet keq pasi mund të ketë frikë dhe të ndihet nën presion nga nominimi, por Juliana e hedh poshtë këtë fakt dhe thotë se nuk ndikon aspak fakti që është e nominuar. Më pas ata flasin për spektaklin e ditës së nesërme, duke hamendësuar për ngjarjet që mund të ketë dhe emocionet që do të përjetojnë. Ndërkohë, vetëm pas pak minutash në shtëpi ndizen dritat dhe vendoset muzika në sfond. Banorët fillojnë të zgjohen një edhe nga një, ndërsa Donaldi fillon të merret me ndërrimin e baterive të mikrofonave të të gjithë banorëve. Valeri, Mikela dhe Jona fillojnë të merren me higjienën personale. Ndërkohë, Valeri u tregon vajzave se është ngritur për të kryer provën e koshave por është kritikuar për këtë fakt. “Hall të çohesh e hall të mos çohesh”, shprehet Valeri. Ndërsa Mikela thotë se të çohesh për provën, vetëm hall që nuk është. “Ndërsa mua m’u tha se s’duhet të çohesha”, vazhdon të thotë Valeri. Ndërkohë, banorët në dhomën e gjumit, si Meridiani e Esida, ngrihen duke kërcyer nën ritmin e muzikës në sfond.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment