Banorët fillojnë të zgjohen për të filluar Provën Javore; Enkelejdi gatuan

Banorët tashmë fillojnë të zgjohen një edhe nga një. Pas Mikelës, Meridianit e Enkelejdit, tashmë është zgjuar edhe Nevila, e cila u kërkon të gjithë banorëve të tjerë të zgjohen, pasi duhet të fillojnë të punojnë për provën e kësaj jave. Ndërkohë, është zgjuar edhe Jona,e cila shkon afër Visarit dhe i kërkon edhe atij që të zgjohet, duke i kujtuar provën. Më pas ajo shkon në kuzhinë, ku ndodhet edhe Enkelejdi, në pritje të banorëve të tjerë. Juliana zgjohet pas tyre dhe ankohet se ka dhimbje mesi, ndërsa Nevila i kërkon vazhdimisht që të zgjohet, për të filluar nga puna. Pas Julianës, Nevila shkon tek Visari dhe i kërkon edhe atij që të zgjohet. Enkelejdi fillon të gatuajë për banorët, ndërsa Jona i kujton se ai mund të harxhojë maksimumi pesë kokrra vezë dhe jo më shumë, në mënyrë që t’i mjaftojnë edhe për ditët e tjera. Ndërsa në dhomën e gjumit tashmë janë zgjuar edhe Valeri, Matilda, Visari. Banorët fillojnë të ngrihen e të përgatiten për fillimin e provës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment