Banorët diskutojnë për fëmijët në rrugë

Banorët janë të mbledhur në dhomën e ndenjies dhe në një moment Meridiani hap një temë diskutimi. Ai u thotë Banorëve se çfarë mendimi kanë ata për fëmijët që lypin në rrugë, por që së fundmi është duke ndodhur një fenomen, ku fëmijët grabisin dhe largohen me vrap. Nevila u tregon banorëve që ka njohur një djalë që ishte në një qendër sociale që kujdesej për ushqimin, veshmbathjen dhe shkollimin e tij, por ai zgjodhi që të largohej dhe të dilte e të lypte në rrugë. Mikela thotë “jemi ne si shoqëri, që i ushqejmë çdo ditë këto gjëra që të ndodhin, sepse lejojmë të na pastrojnë xhamat e makinës, falim lekë kur na i kërkojnë, lejojmë të paguajmë një parking të zënë me një arkë”. Meridiani ndërhyn përsëri dhe thotë se do të ishte mirë që dikush, shteti ose qendrat sociale, apo shoqëria të ndikonte për punësimin, ose orientimin e këtyre fëmijëve drejt punës. Nevila thotë se qendrat sociale nuk e kanë mundësinë financiare që të mundësojnë edhe punësimin e tyre më vonë. Më pas të gjithë banorët tregojnë disa histori nga jeta e tyre, ku ata kanë qenë dëshmitarë në një rast grabitjeje nga fëmijët që rrinë në rrugë. Duke folur për këtë pjesë problematike të shoqërisë, banorët kalojnë në një temë tjetër dhe fillojnë të diskutojnë për rolin e shtetit në zgjidhjen e problemeve në një shoqëri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment