Argëtohen gjatë “Show-t”; Mikela: “Po na mungojnë fjalët e Valerit e histerizmat e Jonës”

Në shtëpinë e Big Brother krijohen disa momente argëtimi mes të gjithëve, pasi Meridiani e Valeri mendojnë të organizojnë një “show” për t’i kënaqur të gjithë. Ata mundohen të futin nota humori gjatë performancës, ndërsa banorët e tjerë qeshin e argëtohen. Momentet gazmore i shoqërojnë për disa minuta, teksa të gjithë i shijojnë e më pas i komentojnë me njëri-tjetrin. Më pas të gjithë së bashku fillojnë të bisedojnë rreth buxhetit e më pas nominimeve, duke hamendësuar madhe edhe rreth banorit që mund të dalë gjatë kësaj jave. Banorët një edhe nga një dalin jashtë për të pirë cigare, ndërsa Valeri e Jona llogarisin javët që i kanë mbetur gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big brother. Ndërsa Mikela, teksa bëhet gati për të dalë jashtë, i bën të ditur Valerit se ka rënë në qetësi dhe se po i mungojnë ato “fjalët e grave”, ndërsa vazhdon: “Njësoj si histerizmat e Jonës”, teksa qesh dhe del në oborr. Banorët në oborr bëjnë shaka e qeshin së bashku, duke u argëtuar me njëri-tjetrin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment