Argëtim e më pas në punë si “skllevër”

Vëllai i Madh vendos në sfond një nga këngët që Valeri i këndon gjithmonë nëpër shtëpi. Valeri fillon që të kërcejë dhe të këndojë me muzikën në sfond, ndërsa pjesa tjetër e banorëve fillojnë që ta ngacmojnë e të tallen me të. Valeri mundohet të shijojë sa më shumë këngën e tij të preferuar dhe këndon me zë shumë të lartë, duke mos u dhënë rëndësi fjalëve që thonë banorët dhe ngacmimeve të tyre. Jona është e vetmja që këndon me Valerin, edhe ajo po ashtu me zë shumë të lartë, ndërsa Arditi i tall me ironi. Më pas në sfond dëgjohen këngë të tjera dhe banorë të tjerë çohen dhe kërcejnë. Ata përshëndesin Violetën, ish-banoren e BB7, në momentin që dëgjohet kënga e saj e preferuar. Kështu për disa minuta banorët argëtohen duke kërcyer e kënduar së bashku. Minutat kalojnë dhe ata duhet të vazhdojnë provën e piramidës. Banorët pas argëtimit bëhen gati dhe dalin në zonën ku zhvillohet prova. Ata bëhen gati dhe fillojnë të punojnë duke tërhequr gurët, për t’i zhvendosur nga njëri skaj në tjetrin. Si skllevërit, banorët zhvendosin më forcën e krahut gurët e piramidës. Ndërkohë që jashtë bjerë edhe shi, banorët duhet të punojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment