Arditi: “Valeri kalama”, Meridiani: “Po ndikon keq tek Fatjoni”

Arditi, Meridiani dhe Zhaku në oborr, flasin për Valerin. Arditi thotë se ai nuk ka çfarë të bëjë tjetër, veçse thashetheme tërë ditën. Ai ngacmon Meridianin, duke i thënë se ai e ka çuar deri në finale Valerin, por Meridiani e mohon këtë fakt, duke thënë se Jona dhe Esida e kanë vënë Valerin në listën e finales. Meridiani tregon se Esida dhe Jona kanë bërë bisedë për banorët që mendojnë në finale, ndërsa Arditi mendon se është shumë shpejt të flasësh për këto gjëra. Arditi thotë se e bukura e lojës është se, ata asnjëherë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë. Meridiani tregon raste kur Valeri transformon fjalët, ndërsa Arditi e quan kalama. Arditi thotë se Valeri ka dëgjuar një natë një bisedë të Nevilës dhe Julianës dhe tani ka hapur fjalë nëpër shtëpi, se ai dhe Juliana janë çift. Meridiani thotë se Valeri po bën me Jonën, të njëjtën lojë që ka bërë me Esidën, javën e parë të qëndrimit në shtëpi. Ai shprehet se Valerin e ka njohur që ditën e dytë si është, prandaj ka sulmuar tërë kohës vetëm atë. Meridiani thotë se Valeri po merr mbrapa tij edhe Fatjonin. Zhaku shprehet se Fatjoni është i vetmi, që nuk i ke besën në shtëpi. Por Arditi dhe Meridiani mendojnë të kundërtën. Meridiani thotë se Fatjoni ndikohet shumë nga fjalët. Të njëjtën mendim ka edhe Arditi, i cili thotë se Fatjoni është person shumë pozitiv, por ndikohet nga Valeri. Zhaku mendon se Fatjoni është djalë i urtë, por nuk përballon dot veten, pasi e shpreh në fytyrë inatin që ka. Ndërsa në dhomën e gjumit, Visari i bën masazh Lorit, kurse Enkelejdi masazhon Violën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment