Arditi: “Ti vetëm shtiresh dhe bën thashetheme”, Matilda: “Na trego çfarë di të bësh ti”

Banorët mblidhen në sallon, duke diskutuar mënyrën sesi debatojnë. Të gjithë shprehen se nuk i pëlqejnë kur të gjithë banorët futen kundër një personi të vetëm nëpër debate. Valeri thotë se ai ka qenë banori që i ka pasur të gjithë kundër, por nuk e shqetëson kjo pjesë. Arditi i kujton Jonës dhe Matildës se ato janë të para që përdorin vetëm ironi ndaj Julianës. Ai i thotë Jonës se ajo mbron tërë kohës Matildën, por nuk ka pse e bën këtë gjë. Matilda thotë se përçarja e marrëdhënies së saj me Julianën ka ndodhur kur ajo donte të kuptonte pse Arditi shpëtoi Nevilën. Arditi e akuzon Matildën, se e ka bërë qëllimisht atë diskutim, pasi donte të nxirrte keq Arditin para Julianës. Jona përpiqet të sqarohet me Arditin, por Matilda ndërhyn sërish. Arditit nuk i pëlqen kjo gjë dhe i thotë Jonës se muhabetet që ai ka bërë me të, i ka diskutuar dhe me Matildën. I bezdisur nga ndërhyrjet e Matildës, Arditi i thotë: “A ke mundësi të merresh me burrin tënd dhe të pish çaj”. Matilda shprehet se ajo është e aftë të bëj çdo gjë në shtëpi, por Arditi ia kthen se maksimumi i asaj që mund të bëjë Matilda, është të bëjë thashetheme për të gjithë banorët. Arditi akuzon Matildën se ajo “i fryn në vesh” Jonës. “Se çfarë kam unë me Jonën nuk ka pse të interesojë as ty as askujt”, i thotë Arditi. “Po e sforcon shumë veten, po shtiresh. Mos bëj gjëra kot, se po ul veten”, shton ai. Por Jona e mbron, duke i thënë se Matilda është e vetmja banore që nuk shtiret, kurse Matilda qesh me ironi. “Më je dikur gjithmonë se bën sikur i di të gjitha. Nuk kam marrë asgjë nga ty”, i thotë Matilda. Arditi i thotë se dy fjalë që i ka thënë Matildës i kanë dalë, por ajo e mohon këtë gjë. Ai i kërkon Matildës të mos ndërhyjë mes atij dhe Jonës. Jona thotë se ajo ka dhënë mendimin e saj, por nuk ka ndërhyrë. Fatjoni ndërhyn të mbrojë Matildën, por Arditi është i bindur se Matilda ka ndërhyrë në marrëdhënien e tij me Jonën. Matilda thotë se nuk i intereson fare se çfarë ka ai me Jonën, ndërsa Arditi i thotë se po bie në kontradiktë, pasi ajo po pyeste atë, pikërisht për raportin me Jonën. Në debatin me Arditit dhe Matildës ndërhyn Enkelejdi, duke mbrojtur Matildën. Ai i thotë se Matilda ka bërë shumë gjëra në shtëpi, kurse ai nuk ka bërë asgjë. “Ti nuk duhet të jesh këtu brenda, jo Matilda”, thotë Enkelejdi, ndërsa Arditi thotë se këtë duhet ta vendosë publiku. Enkelejdi kapet me Arditin për punët e shtëpisë, prandaj banorët mundohet ta kthejnë diskutimin në shaka. Arditi i thotë Jonës dhe Matildës se ato kanë qenë të parat që flasin, apo këndojnë me ironi. Juliana e mbështet këtë mendim, ndërsa Jona e pyet se çfarë ka me të. Jona i thotë Julianës se nuk e kupton pse Lori dhe Katerina futen në mbrojtje të saj. Juliana i thotë Jonës se me të nuk ka asgjë dhe është sqaruar, prandaj ajo nuk ka lidhje me “kunjat” që hedh Katerina apo Lori. Arditi i kërkon Jonës të sqarohet me Katerinën, por Jona thotë se me atë nuk flitet. “Katerina të hajë një furrë buke, para se të merret me mua. Nuk ka dy para mend”, thotë Jona. Më pas banorët shpërndahen, duke e lënë diskutimin e gjatë mes tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment