Arditi shpreh habi dhe dyshime për daljen e Katerinës: “Ishte më aktivja”

Juliana dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit për të folur më qetë me njëri-tjetrin. Ata fillojnë të flasin për eliminimin e Katerinës, duke shprehur habi, por në të njëjtën kohë edhe keqardhje për daljen e saj nga shtëpia. Arditi shprehet i habitur e thotë se Katerina ishte më aktivja në shtëpi e për këtë nuk e meritonte aspak që të dilte. Ai mendon se mund të ketë diçka tjetër që fshihet pas kësaj, e mbase vetë Katerina mund të ishte mërzitur nga qëndrimi në shtëpi. “Kishte ardhur koha që të dilte”, shprehet Arditi, ndërsa thotë se dyshimet e tij do t’ia tregojë Julianës pasi të dalin. “Po, ti më ke thënë një herë që ishte pak tip...”, shprehet Juliana pa mbaruar fjalinë. Ndërsa Arditi ia miraton dhe me dyshimet që e pushtojnë, thotë se mbase vërtet kishte ardhur momenti që të dilte. Pas pak në dhomë me ta bashkohen edhe disa nga banorët e tjerë dhe dy banorët detyrohen të ndërpresin diskutimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment