Arditi rri pranë Jonës, Juliana e djeg me kafe

Banorët janë zgjuar të nervozuar nga zhurmat që shkaktohen nga rrëzimi i pllakave të provës dhe gjatë gjithë kohës diskutojnë për to. Pas Katerinës edhe të tjerë si Valeri e Arditi, i rrëzojnë qëllimisht pllakat. Banorët dalin në oborr, ndërkohë që në shtëpi dëgjohet vazhdimisht zhurma që u thotë banorëve se pllakat janë rrëzuar dhe duhet t’i ngrejnë. Duke qenë se në shumicën e rasteve banorët i rrëzojnë qëllimisht pllakat, një pjesë e tyre nuk shkojnë fare për t’i ngritur përsëri në pozicion vertikal. Disa prej banorëve ndodhen në oborr duke biseduar. Arditi ulet bashkë me Jonën në të njëjtin shezlong dhe bisedojnë për raportin e tyre duke qeshur e bërë shaka. Juliana ulet më larg dhe duket se nuk i pëlqen aspak sjellja e Arditit. Ajo i sheh, ndërsa Arditi vazhdon të qeshë me Jonën dhe nuk i kushton aspak vëmendje Julianës. Në një moment Juliana në shenjë hakmarrjeje, ndaj Arditit, shkon pranë tij dhe e djeg me kafe. Arditi qesh dhe thotë “Zot na ruj, kanë lujt mendsh këtu” dhe fërkon dorën që Juliana i djeg me kafe. Juliana nuk i thotë asnjë fjalë, por shkon përsëri në vendin e saj dhe ulet me shpinë nga Arditi. Jona i thotë Julianës se përse e bëri atë veprim, por Juliana nuk i kthen përgjigje. “Mos duhet të cohem unë që këtu?” i thotë Jona Arditit, por ai i thotë se Juliana është mërzitur me të se ai nuk i ka thënë mirëmëngjes dhe jo sepse është xheloze ndaj Jonës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment