Arditi për grupin tjetër: “Do t’u bëj zbor”; I dështon tentativa për të krijuar zënkë me Valerin

Me Arditin e Julianën bashkohet edhe Nevila. Arditi i bën të ditur Nevilës se do të krijojë zënka me të gjithë, mjafton të dëgjojë dy fjalë prej banorëve të grupit tjetër. “Do t’u bëj zbor, vetëm t’u dëgjoj gjysmë fjale”, i thotë Arditi, ndërsa shikon Valerin dhe fillon t’i hedhë fjalë me tendencë atij. “Valer, a do me ta thy?”, i thotë Arditi. “Si ta ka qejfi ty?”, ia kthen Valeri. “Apo do të të hedh në pishinë”, vazhdon të thotë Arditi, ndërsa Valeri vazhdon t’ia kthejë përgjigjen me shaka, duke mos e vazhduar më tepër diskutimin. Ndërsa më vonë shikon Jonën e Matildën nga xhami e thotë: “Si rri ajo te poltroni, si marmalatë”, duke nënkuptuar Matildën. Juliana qesh e thotë se këto janë shprehje të Enkelejdi e për këtë arsye ai nuk duhet të dalë nga shtëpia. Valeri fillon të kërcejë e të këndojë me këngën në sfond, e cila është e preferuara e tij, ndërkohë që Arditi fillon të komentojë e t’i thotë: “I ke pirë ilaçet për sot?”. “Ky është ilaçi im”, ia kthen Valeri, ndërsa vazhdon të këndojë me zë të lartë. Në një moment ai përmend emrin e qytetit të Shkodrës, i cili është në tekstin e këngës, por Arditi ia pret: “Mos e përmend Shkodrën se është qyteti im”. Valeri nuk ia vë aspak veshin dhe vazhdon të këndojë me zë të lartë. “Plaç o dreq”, i thotë ai, ndërsa fillon ta komentojë duke qeshur për mënyrën se si kërcen. Jona nga ana tjetër, fillon të flasë me Matildën për Julianën dhe Lorin, duke i krahasuar me njëra-tjetrën e duke i vendosur në po të njëjtin nivel. “Në fakt Xhuli është më pa tru, se kjo ka njëçikë”, shprehet Jona, ndërsa të dyja vazhdojnë t’i komentojnë e të qeshin me njëra-tjetrën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment