Arditi: “Nuk kam pëlqyer ndonjëherë femra si Juliana”

Juliana, Nevila, Meridiani dhe Arditi shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre. Më pas Meridiani dhe Juliana largohen, prandaj Nevila përfiton nga rasti të bisedojnë vetëm. Ajo e pyet nëse u sqarua me “lozonjaren”. Arditi i tregon se ka folur me Julianën dhe ajo i ka thënë se bëhet xheloze për Jonën dhe Lorin. Ai rrëfen se një situatë e tillë me femra si Juliana nuk i ka ndodhur asnjëherë. Arditi pranon se mund të ketë njohur shumë femra në jetën e tij, por asnjëherë nuk ka pëlqyer femra si Juliana. Nevila dhe Arditi qeshin, kur kujtojnë Juliana që ka djegur Arditin, dy herë gjatë ditës tek krahu. Teksa flasin për Julianën, Arditi dhe Nevila mendojnë se Juliana ka ndryshuar pak në sjellje. Arditi thotë se ajo tani nuk debaton shumë. Nevila shprehet se Juliana do të ecë më mirë, nëse fokusohet tek loja në tërësi dhe jo vetëm tek Arditi. Ajo pranon se Juliana është një tip i drejtpërdrejtë, pasi çfarë nuk e pëlqen ta thotë direkt. Të dy janë të mendimit se Juliana është shumë e llastuar. Por Arditi duke ditur problemet që ka pasur ajo në jetë thotë: “Kush ka pasur kohë që ta llastojë kaq shumë”. Nevila mendon se e ka përkëdhelur shumë e ëma, por edhe shoqëria. Juliana vjen pranë tyre në oborr. Ajo mban në dorë furçën e dhëmbëve të Arditit. Ai i kërkon t’ia japë, por Juliana luan me bretkosat. Ajo e pyet Arditin nëse u mërzit për veprimin e saj, ndërsa Arditi i thotë se do blejë furçë tjetër kur të vi buxheti. “Mos u mërzit se të puth edhe pa larë dhëmbët”, i thotë ajo Arditit. Biseda kalon në batuta dhe shaka. Më pas ata shkojnë në tualet dhe Juliana i jep furçën e dhëmbëve, që ia kishte fshehur. Ajo e sqaron se furça tjetër ishte e vjetër dhe jo e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment