Arditi ngacmon Lorin për raportin me djemtë e shtëpisë

Nevila dhe Juliana bisedojnë në dhomën e ndenjies. eksa flasin për Katerinën, vajzat mendojnë se ajo është shumë e pjekur, por ndonjëherë mërzitet për gjëra shumë të vogla. Juliana flet për Lorin dhe thotë se nuk i pëlqejnë dy gjëra, që ha sipër pjatës së saj, por shpreh kritika edhe për pastërtinë. Për Visarin, vajzat shprehin të dyja mendim shumë pozitiv. Nevila thotë se Visari është tip funny dhe kur flet, flet tamam. Pranë tyre vjen Arditi dhe më pas vjen Lori. Arditi ngacmon Lorin për raportin e saj me Enkeljedin dhe Visarin. Ai i thotë se kë po zgjedh ajo nga dy djemtë, sepse nuk po kuptohet. “Neve na ke nxjerrë jashtë lojë, por nga ata të dy kë po nxjerr”, e ngacmon Arditin, ndërsa Lori qesh dhe i thotë se ka qenë Arditi që e ka larguar atë. Lori pranon Enkelejdi dhe Visari bëhen xheloz për njëri-tjetrin. Arditi e ngacmon, pasi i thotë se ajo një herë rri me njërin, një herë rri me tjetrin. Lori pyet Arditin se çfarë mendon për situatën e krijuar mes saj, Enkelejdit dhe Visarit. Arditi i jep disa shembuj Lorit, që ajo ta kuptojë vetë përgjigjen. Lori thotë se i di gjërat vetëm ajo dhe Visari, por nuk tregon detaje. Ajo shprehet se për Enkelejdin nuk ka asnjë interes si mashkull. Lori shpreh mendimet pozitive ndaj Visarit, duke pranuar se i pëlqen, pasi është shumë i mirë. Arditi i sqaron sërish Lorit raportin e saj me Jonën. Nevila mendon se Arditi po tregon tolerancë ndaj Jonës, duke e vlerësuar këtë fakt.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment