Arditi: Nëse më pyesin në live, do them diçka për Jonën që nuk do t’ju pëlqejë

Arditi ulet pranë Julianës dhe mundohet që ta zgjojë. Ajo fillimisht refuzon, por më pas çohet nga gjumi. Arditi nis të bisedojë me vajzat. Ai fillimisht i drejtohet Katerinës duke i thënë që këtë ajo ta mbajë mend mirë. “Pres që të premten të më bëhet një pyetje dhe përgjigja ime ka mundësi që t’ju mërzisë juve të dyjave” i thotë Arditi Katerinës dhe më pas shton “Unë e kam një arsye se përse do e them atë përgjigje, prandaj nuk dua që ju të mërziteni”. Katerina e pyet në lidhje me çfarë dhe Arditi i thotë “është në lidhje me Jonën”. Në këtë moment Juliana çohet dhe i thotë “në lidhje me Jonën?, vazhdo hec pra”. Katerina i thotë Arditit se për të ai mund të thotë çfarë të dojë në lidhje me Jonën dhe shprehet në fund të fundit secili ka lojën e vetë këtu brenda”. Juliana i thotë se ai nuk ka pse të thotë përsëri fjalë të mira për Jonën sepse gjërat mund të ndryshojnë, ndërsa Arditi i thotë “unë nuk i ha fjalët e mia dhe s’dua të humbas pikë për gjëra koti”. Më pas Katerina i thotë se e rëndësishme është që ai po i paralajmëron, ndërsa Juliana i thotë se do të preferonte që ai të thoshte të vërtetën dhe jo të gënjente në lidhje me raportet që ka me vajzat dhe në veçanti me Jonën. Duket se dy vajzave nuk u pëlqen aspak fakti se ai vazhdon të ketë “dobësi” raportin me Jonën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment