Arditi: “Matilda donte që të dilja keq, para Julianës”

Donaldi dhe Zhaku bisedojnë për lojën, banorët dhe qëndrimin në shtëpi. Donaldi thotë se ai nuk sillet ndryshe nga jashtë, por ende nuk është shumë i lirshëm të shprehet. Zhaku e këshillon të flasë sa më shumë, pasi ashtu do të bjerë në sy, ndërsa thotë për veten se ai po luan qetë, pasi nuk do të krijojë grupe, apo thashetheme si banorët e tjerë. Ndërsa në anën tjetër të oborr, Arditi, Juliana dhe Nevila flasin për Jonën dhe Matildën. Arditi u tregon vajzave se është sqaruar me Jonën, madje i ka kërkuar të mos ndikohet nga askush tjetër në shtëpi. Arditi nuk ka pëlqyer provokimet e Matildës ndaj tij, e cila ka dashur ta vërë në siklet para Julianës dhe Katerinës, por më shumë të dilte keq në sy të Julianës. Nevilës nuk i pëlqen fakti që Matilda ka diskutuar aq gjatë pjesën që Arditi shpëtoi atë nga nominimi, ndërsa Arditi tregon që Matilda i ka kërkuar që më mirë të zgjidhte atë, sesa Nevilën. Ai i është përgjigjur se me Nevilën ka marrëdhënie shumë të afërt, por Matilda i ka thënë se i ka shkuar vota e tij dëm. “Më mirë dëm, sesa t’ia japësh dikujt që nuk e meriton”, thotë Juliana për Matildën. Teksa flasin për nominimet, Arditi thotë se Matilda e di që rrezikon shumë, prandaj nuk di se çfarë të bëjë më parë, duke u kapur për gjëra kot. Ai i thotë se Matilda i hedh fjalët pa kuptim, ndërsa i ka kërkuar që të debatojë për gjëra më me vlerë. Arditi tregon se Fatjoni e ka paralajmëruar, duke i thënë se shumë banorë në shtëpi mendojnë se Arditi është konkurrent i dobët, tani më shumë se në fillim. Ndërsa flasin për Valerin, Nevila shprehet se po t’i kishte ndejtur më afër, ai do sillej më ndryshe, sepse tani po bën lojëra pa kuptim. Arditi mendon se Nevila nuk do ndryshonte asgjë tek Valeri pasi ai ashtu është, duke thënë se ai ka vetëm shkollën, nuk ka eksperiencë jete. Nevila thotë se Valeri ka pasur problemet e tij në jetë, të cilat nuk i di askush, por Arditi thotë se ai në jetë ka njohur pothuajse të gjithë karakteret e banorëve, që janë në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment