Arditi kundër Valerit për afrimin e tij me Meridianin

Gjatë kohës që banorët bëhen gati për të ngrënë drekë, Arditi dhe Valeri fillojnë një debat duke ironizuar dhe ofenduar njëri-tjetrin. Arditi është acaruar me Valerin për faktin se Valeri ka biseduar gjatë natës me Meridianin dhe Esidën dhe i ka thënë Meridianit se Arditi e ka inat atë. Arditi e akuzon Valerin për thashethemexhi, ndërsa Valeri po ashtu akuzon Arditin se po bën lojë, por nuk përballet me Meridianin. “Ti mezi prisje të përballeshe me Meridianin, bëje tani, pse nuk përballesh me të?” i thotë valeri Arditit, ndërsa ai i thotë se do ta vendosë ai se kur dhe me kë do të përballet brenda shtëpisë. Më pas debati i tyre vazhdon me ironi e ofendime, ndaj veprimeve të mëparshme të secilit. Arditit nuk i pëlqen fakti se përse Valeri organizon debate duke i emërtuar “Valeri show”. Valeri i thotë se ai mund të sillet si të dojë dhe mund të luajë me të gjithë si të dojë. Të dy djemtë akuzojnë njëri-tjetrin për ato që kane thënë ndaj banorëve të tjerë. Arditi i thotë Valerit se ai ka pasur një marrëdhënie të keqe, plot me debate me meridianin, ndërkohë që tashmë është afruar me të, ndërsa Valeri i thotë Arditit se ai po debaton me të vetëm për të rënë në sy sepse nuk po bën asgjë tjetër në shtëpi. “Çelu, hapu se nuk ke bërë asgjë deri tani” i thotë Valeri Arditit, ndërsa ai i thotë “ti nuk më njeh”. Valeri i thotë Arditit se ai ka pritur që të futeshin banorët e rinj për t’u njohur me të tjerët dhe në këtë mënyrë ironizon edhe afrimitetvn e tij me vajzat e shtëpisë. Valeri e akuzon Arditin se po përdor vajzat për lojë duke i thënë “që kur të shpëtuan nga nominimi, ti fillofe të afrohesh me të gjitha vajzat” . Arditi i betohet se nuk është kështu, por Valeri nuk e beson. Ndërsa ata të dy debatojnë, në dhomën e gjumit vijnë Katerina dhe Jona i thërrasin për të ngrënë drekën. Kështu ata lenë debatin dhe bashkohen me të tjerët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment