Arditi: “Këtu jemi si në kopsht zoologjik”

Arditi, Katerina dhe Lori bisedojnë në dhomën e gjumit për banorët. Teksa flasin për Valerin, Lori thotë se ai gënjen sy për sy. Vajzat diskutojnë për Enkelejdin, teksa Katerina përmend debatin që ka pasur me të, duke thënë se ai uli shumë femrat e shtëpisë. Arditi thotë se Enkelejdi po zihet me të gjithë në shtëpi. Lori komenton thënien e Enkejedit, se nuk ka femra në shtëpi, duke thënë se nuk kemi ardhur, t’i tregojmë Enkelejdit feminilitetin. Arditi ngacmon vajzat, por të dyja shprehen se Enkelejdi nuk bën pjesë në gustot e tyre. Arditi pyet vajzat për nominimin, Katerina thotë se e di publiku se kush do të dalë, por pranon se do t’i vinte inat nëse do të dilte. Nga ana e saj, Lori pranon se do mërzitej shumë të dilte, që në nominimin e saj të parë. Arditi ka bindjen se sot do dalë ai në nominim, bashkë me Katerinën, nëse qëndron ende në shtëpi. Banorët flasin për Julianën dhe Arditin, pasi shumë banorë dyshojnë që ata të dy janë çift. Arditi thotë se në show do të dalë e vërteta, ndërsa Katerina i uron për dashurinë mes tyre. Teksa flasin për banorët, Lori thotë se në shtëpi ka lloj lloj tipe njerëzit. Ndërsa Arditi thotë: “Këtu jemi si në kopsht zoologjik, me lloj lloj kafshësh”, por e thotë në thonjza, pa u keqkuptuar. Lori puth Arditin e Katerinën dhe shkon të flejë. Arditi dhe Katerina bisedojnë edhe pak çaste në veçanti. Arditi thotë se nuk i pëlqen që Valeri po përhap fjalë kundër tij nëpër shtëpi, pasi ka thënë se ai përdor vajzat për lojë. Ai thotë se nuk është e vërtetë, duke rrëfyer se do t’ia kthejë Valerit me të njëjtën monedhë. Katerina puth Arditin, duke i uruar natën e mirë dhe më pas flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment